Flash News

E-TJERA

Ngërçi nuk zgjidhet sërish/ Leli hyn online, anëtarët e Këshillit Bashkiak mblidhen para teatrit 'Petro Marko'

Ngërçi nuk zgjidhet sërish/ Leli hyn online, anëtarët

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli hyri online për të zhvilluar mbledhjen e shtyrë për të disatën herë, ndërsa anëtarët Këshillit Bashkiak u mblodhën në teatrin 'Petro Marko', por duke qenë se dyert e tij janë mbyllur, ata qëndruan jashtë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Leli thotë se asnjë nga anëtarët nuk u paraqit në mbledhjen online, ndërsa ju kërkoi që të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar.

Data e sotme u caktua nga Këshilli, pasi Leli kërkoi datën 29 qershor. E megjithatë ata nuk pranuan që ta zhvillonin mbledhjen online. Leli ka bërë me dije se arsyeja pse nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e mëparshme ka qenë axhenda e paracaktuar.

Ai shpreh shqetësim për zvarritjen e dhënies së ndihmave ekonomike dhe shërbimeve të tjera që duhet tu jepen qytetarëve të Vlorës dhe që kanë  mbetur pezull për shkak të përplasjeve PS-Leli.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Leli nuk ka më vend në PS dhe se dezertoi. Pas përplasjeve që nisën para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi Leli nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës edhe Këshillit Bashkiak i është kundërvënë Lelit.

Të fundit