Flash News

E-TJERA

Ngjarja në Himarë, dyshimet se Arjan Tase është i përfshirë në trafikun e drogës

Ngjarja në Himarë, dyshimet se Arjan Tase është i

Arjan Tase ishte polici, i cili goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren dy ditë më parë në Himarë.

Detaje të reja kanë dalë rreth Tases. Fillimisht u raportua se Tase ishte pezulluar nga detyra si shef komisariati në Himarë, sepse kishte favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike.

Tashmë dyshohet se Arjan Tase mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe organizatat kriminale.

Gjithashtu dyshimet e hetuesve shkojnë më tej, në përdorimin e të njëjtit gomonia që goditi 7-vjeçaren, për këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Mjeti është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, Adhurim Kushit, i cili ka qenë i arrestuar për vjedhje.

 

 

Të fundit