Flash News

E-TJERA

Ngjarja në Himarë, ish-ministri i Ramës: Deti i Shqipërisë është i pakontrolluar, një xhungël pa ligje

Ngjarja në Himarë, ish-ministri i Ramës: Deti i

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në plazhin e Potamit në Himarë. Një 7-vjeçare u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase.

I ftuar në Euronews Albania, Lleshaj tha se një pjesë e Shqipërisë, konkretisht pjesa detare, është e pakontrolluar. Ish-ministri pohoi se kjo hapësirë është një lloj xhungle ku nuk funksionon as rregulli dhe as ligji.

“Ne duhet të kuptojmë që një pjesë të Shqipërisë e kemi jashtë kontrollit, që është deti, prej kohësh. Për shumë arsye. Në radhë të parë, ne ende nuk e dimë, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e dinë që përveç 28 mijë kilometrave katror tokë, kemi edhe disa mijëra kilometra katror det. Dhe kjo sipërfaqe detare e Shqipërisë është e pakontrollouar, është një lloj xhungle ku nuk finksionon rregulli dhe ligji”, theksoi ai.

 

Të fundit