Flash News

E-TJERA

Ngjarja që tronditi mbarë opinionin, flet për herë të parë Blerta Josifi: Besuam deri në fund se Anisa do ringjallet, pikëpyetjet që më mundojnë

Ngjarja që tronditi mbarë opinionin, flet për herë të

Rrëfen për herë të parë në media Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme e ngjarjes së Kombinatit që tronditi rreth katër muaj më parë  mbarë opinionin publik.

Në një intervistë në “Shqipëria Live” në Top Channel Blerta tregon si nisi ngjarja që u kthye në tragjedi në familjen e saj, pasi humbi motrën, Anisën dhe nënën, Zhanetën, duke u vetëflijuar përmes mosushqyerjes në banesë.

Përmasat e tragjedisë shkojnë edhe më tej, pasi trupi i pajetë i Anisës u mbajt për 15 muaj në banesë, nga nëna dhe motra, me shpresën se do ringjallet.

“Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.

Kujtojmë se më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi. Viktimat kishin humbur jetën pas ditëve të tëra pa u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur.

Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë. Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia.

 

Të fundit