Flash News

E-TJERA

Ngjarje e rëndë në Devoll, gjenden pa jetë dhe me shenja dhune nusja dhe vjehrra

Ngjarje e rëndë në Devoll, gjenden pa jetë dhe me shenja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku dy shtetase - nusja dhe vjehrra - janë gjetur të vrara në banesën e tyre. Mësohet se dy gra, Bukurie dhe Fatmira Bami, vjehrrë dhe nuse, përkatësisht të moshës 60 dhe 80 vjeç janë gjetur të vrara në shtëpinë e tyre.

Dyshohet se të moshuarat janë vrarë nga fqinji, por ende nuk ka informacione për rrethanat e ngjarjes tronditëse.

Burimet e para të mediave bëjnë me djije se  autori i vrasjes së dy grave kishte hyrë në shtëpinë e të moshurarave për të grabitur dhe i ka qëlluar me sende të forta, teksa ka hasur në rezistencën e tyre. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga këqyrja paraprake, rezultoi se në trupin e viktimave janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit