Flash News

E-TJERA

Ngjarje e rëndë në Reskovec, ndërrojnë jetë 2 elektricistë. Ranë nga shtylla e tensionit të lartë

Ngjarje e rëndë në Reskovec, ndërrojnë jetë 2
foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Reskovec ku kanë ndërruar jetë dy elektricistë, të cilët kanë rënë nga shtylla e tensionit.

Sipas burimeve të para, dy viktimat janë Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi.

Informacioni paraprak:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit