Flash News

E-TJERA

“Ngjarje që ka kthyer frikë”, Lala për atentatin ndaj Aleksandër Sadikajt: Iu vendos afro gjysmë kg C4 në makinën

“Ngjarje që ka kthyer frikë”, Lala për atentatin ndaj

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje të reja nga ngjarja e ndodhur të shtunën, ku u vra në një atentat me eksploziv 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

Lala tha në emisionin “Open” në News24 se në makinën e Sadikajt i ishte vendosur afro gjysmë kg C4 në makinën me targa AB 077PO, nisur nga përmasat e shpërthimit.

“Kjo është një ngjarje që ka kthyer frikë dhe terror. Nga 2013 ishin bërë më të rralla shpërthimet me eksploziv. Në 2013-2014 ishte banda e Julian Sinanaj që mori përsipër disa shpërthime dhe më pas u pendua. Kemi pasur më pas raste sporadike. Më i rëndi ai i gjyqtarit Ikonomi në 2009. Një ngjarje që tenton të përçojë mesazhe, të mbjellë frikë dhe terror. Në këtë aspekt ekzekutorët ia kanë dalë sepse edhe sot në vend janë gjurmët e krimit.

Aleksandër Sadikaj ka dalë në orën 13:20 nga banesa e tij që kishte në Saukun e vjetër, jetonte prej rreth 1 viti me bashkëjetuesen e tij, e cila ka rrëfyer detaje nga dita e fundit. Nga dalja nga shtëpia deri te shpërthimi kanë kaluar 15 minuta e 30 sekonda. Hetuesit dyshojnë se ishte vendosur afro gjysmë kg C4 në makinën me targa AB 077PO, nisur nga përmasat e shpërthimit. Për fat të mirë nuk ka pasur distancë të afërt dhe një automjet që ka qenë disi larg, ka pasur dëmtime të lehta”, tha gazetarja ndër të tjera.

 

Të fundit