Flash News

E-TJERA

“Ngjarje si në Himarës ndodhin kudo”/ Manjani: O pisanjosë të pashpirt, vetëm në enklavat mafioze përdoren këto justifikime

“Ngjarje si në Himarës ndodhin kudo”/ Manjani: O

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave se ngjarje të tilla ndodhin kudo, referuar tragjedisë në Himarë, ku një skaf goditi për vdekje një 7-vjeçare.

Ai thotë se askund nuk ndodh që një mjet lundryes të dalë në breg dhe t’i marri jetën një fëmijë që është duke luajtur.

Sipas Manjanit, në vende të tjera, ndryshe nga si ndodh në Shqipëri, ka vende të posaçme ku lejohet përdorimi i mjetev lundruese.

Ish-ministri thekson se deklaratat që këto raste ndodhin kudo, nuk janë argumente, ndërsa i quan të pashpirt dhe palaço personat që i përdorin këto justifikime.

Reagimi i plotë:

O pisanjosë të pashpirt!

Si fillim askund nuk ndodh kaq rutinë që një mjet lundrues të dalë në breg e të vrasë fëmijë që luan aty.  Mjetet lundruese zakonisht dhe për hir të llogjikës vrasin në ujë jo në tokë, o trutharë! O pallogjikë!

Në vijim, askund ku ka rregulla mjetet lundruese nuk dalin në breg vend e pa vend. Ka vende të caktuara zakonisht pontile ku mjeti lundrues ankorohet.  Gjithashtu, askund ku ka rregulla, mjetet lundruese i lihen në përdorim në hapësirë publike turlilloj zhuli e arroganti.

Kaq sa për atë që thoni "këto gjëra ndodhin kudo". Tani, ja ta zëmë se ndodhin këto gjëra kudo,e ç'a pastaj?!  Ç'argument është ky?!  Po thoni që mirë bëri krimineli që vrau fëmijën sepse na bëri të ndihemi si jashtë shteti?!

Kjo është ajo që po thoni, o të pashpirt! Ptu! Palaço! Vetëm në enklavat mafioze mund të përdoren këto pisllëk-justifikime. Nuk ishte gomonia jo, por gomorra!

 

Të fundit