Flash News

E-TJERA

Ngjarje të rëndësishme politike/ Nga shkarkimi i Metës te zgjedhjet në PD, çfarë pritet të ndodhë këtë javë

Ngjarje të rëndësishme politike/ Nga shkarkimi i Metës te

Kjo javë do të jetë e rëndësishme sa i përket zhvillimeve politike. Ditën e mërkurë, Parlamenti dotë votojë për shkarkimine  Presidentit Ilir Meta. Për shkarkimin e këtij të fundit duhen 94 vota pro. Komisionit Hetimor ka mbledhur deklarata, postime, informacion nga institucionet si prova kundër Kreut të Shtetit. 49 socialistë morrën nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Sipas anëtarëve të këtij Komisioni, Meta ka shkelur Kushtetutën, ka kapërcyer kompetencat e tij, ka mbajtur qëndrim të njëanshëm, ka nxitur mesazhe dhune dhe ka punuar kundër partisë në pushtet.

Presidenti nuk u paraqit në seancë dëgjimore, me argumentin se kjo strukturë është krijuar nga një Parlament ilegjitim, duke theksuar se nuk do të njohë asnjë vendim dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit kushtetues.

 Ndërkohë në datën 12 qershor Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin, ku do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryeministri Edi Rama disa ditë pas zgjedhjeve, paralajmëroi edhe largime për ata që nuk e kishin arritur objektivin, pra nuk përjashtohen as "surprizat".

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm i javës që vjen janë edhe zgjedhjet në PD. Ato do të mbahen më 13 qershor, një javë si sot. Në garë për drejtimin e Partisë Demokratike janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

 

Të fundit