Flash News

E-TJERA

Ngjarjet kriminale në Sarandë, mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit

Ngjarjet kriminale në Sarandë, mbledhje urgjente në komisariatin

Një mbledhje urgjente po zhvillohet mesditën e kësaj të marte në qytetin e Sarandës mes strukturave të Policisë.

Mësohet se Drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë si dhe Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme kanë mbërritur në Komisariatin e Sarandës në një mbledhje urgjente, lidhur me ngjarjet kriminale të regjistruara së fundmi në këtë qytet. 

Gjithashtu mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH dhe repartin “Shqiponja”, kanë zhvilluar kontrolle nga toka dhe deti në një sipërfaqje të gjerë. Mësohet se kontrolle të tjera janë duke u zhvilluar edhe në këto momente.

Të fundit