Flash News

E-TJERA

Ngjarjet kriminale në vend, Meta: Kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë. Institucionet të marrin masa parandaluese

Ngjarjet kriminale në vend, Meta: Kërcënim serioz për rendin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi në vendin tonë. Ai dënon aktet si vrasjen e biznesmentit në Fier dhe marrjen peng e torturimin e një tjetër sipërmarrësi në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, sipas Metës janë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Në këto kushte ai i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese që të forcojnë bashkëpunimin për të marrë të gjitha masat që parandalojnë ngjarje të tilla dhe vënien para drejtësisë së autorëve.

"I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale", shkruan ndër të tjera Meta në Facebook.

Të fundit