Flash News

E-TJERA

Ngjarjet kriminale, Olsian Çela tregon mesazhin që iu është dhënë prokurorëve

Ngjarjet kriminale, Olsian Çela tregon mesazhin që iu

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela ka folur për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur së fundmi në vend. Nisur nga këto raste, ai tregoi mesazhin që iu është dhënë prokurorëve.

Çela tha se iu është kërkuar të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda dhe që të rrisin angazhimin për këto raste. Ai shprehu bindjen se ngjarjet e rënda do të hetohen.

Këtë deklaratë për gazetarët, Çela e dha pas prezantimit të hartës së re gjyqësore, për të cilën ai ka dhënë mbështetjen e tij.

“Prokurorët kanë pasur mbështetje për të vepruar në përputhje me ligjin. Kanë pasur mbështetjen e të gjitha strukturave jo vetëm të Prokurorisë së Përgjithshme, por dhe të Policisë së Shtetit.

Megjithë vështirësive, mesazhi i dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda që kërkojnë një angazhim të një niveli tjetër. Do hetohen ngjarjet e rënda. Unë ju siguroj që prokuroria, situata është e tillë vazhdon të kryejë funksionet kushtetuese dhe ligjore”, tha Çela.

Të fundit