Flash News

E-TJERA

Ngjarjet kryesore politike të 2020-ës/ Nga kryesimi i OSBE-së, tek negociatat, si i komentojnë personazhet publik

Ngjarjet kryesore politike të 2020-ës/ Nga kryesimi i OSBE-së,
Foto ilustruese

Viti 2020 ishte ndryshe nga të tjerët. Edhe pse do të mbahet mend më së shumti për pandeminë Covid-19, në këtë vit ndodhën edhe një sërë ngjarjesh të tjera. Politiko.al iu sjell komentet e ekspertëve për zhvillimet kryesore të këtij viti.

Kryesimi i OSBE-së

Në vitin 2020 Shqipëria mori kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Diplomati Agim Nesho tha se për të arritur sukeses në detyra të tilla duhet një strategji, institucione të politikës së jashtme të konsoliduara dhe me experience, të cilat i mungonit Shqipërisë shtoi ai.

Sipas diplomatit, kryeministri Edi Rama e konceptoi këtë detyrë si “One Man Show” . Ai tregon nëse ky rol e ka ndihmuar Shqipërinë dhe për përpjekjet e Ramës për të zgjidhur konflikte si ai në Ukrainë.

“Shqipëria kishte për vitin 2020 kryesinë e OSBE-së. Sigurisht këto pozicione ndërkombëtareqe vijnë si rezultat i mundësis së barabartë për përfaqësim duhet të shfrytëzohen sa më mirë në interes të vendit dhe rritjes së reputacionit të tij në mardhëniet ndërkombëtare.

Por për të arritur suksese në këto detyra kërkohet të ketë një strategji të mirëmenduar përpara, institucione të politikës së jashtme të konsoliduara dhe me eksperiencë dhe nje eksperiencë në fushën e mardhënieve ndërkombëtare nga të gjithë pjestarët e ekipit të cilët do të marrin pjesë në kryesimin e OSBE-së nga vendi ynë. Të gjitha këto cilësi i mungonin delegacionit të vendit tonë.

Nga ky këndvështrim zoti Rama si ministër i jashtëm e konceptoi këtë detyrë si “One Man Shoë” (Uan Men Shou) dhe me një propagandë që do ta bënte impaktin e duhur në Shqipëri sesa në arenën ndërkombëtare. Ai kërkonte që shqiptarët të besonin që kryeministri i tyre është i talentuar në të gjitha drejtimet duke përfshirë edhe politikën e jashtme.

Rezultatet e punës në kryesimin e OSBE-së ishin më minimalet e mundshme, kjo ndoshta edhe për pamundësinë e ushtrimit të detyrës si rezultat i përhapjes së pandemisë Covid-19. Gjithë kryesimi për një vit i OSBE-së ishte një vizitë në Ukrainë, ku kryeministri Rama kishte përmendur që në fillim të herës se do të ndërmjetësonte në zgjidhjen e konfliktit dhe një vizitë tjetër në Moskë ku nuk arriti asnjë rezultat konkret përvecse disa lavdërime për ministrin e jashtëm rus Lavrov dhe një mesazh besnikërie ndaj perëndimit për ti shërbyer interest të tij personal. Gjatë 2020 ndodhi edhe përshkallëzimi i konfliktit të  Nargo-Karabakut, ku roli i OSBE-së ishte mëse minimal.

Shtypi ndërkombëtar e ka shprehur hapur këtë dobësi të OSBE-së duke përmendur që Rusia u lejua të thyente marrveshjen e Minskut dhe të dërgonte trupat  e saj paqeruajtëse për të ndaluar konfliktin. Para disa vitesh e njëjta situatë në këtë konflikt vende si Greqia dhe Finlanda kanë luajtur një rol aktiv dhe tepër të rëndësishëm për të rivendosur ekulibrat e duhura në konflikte të tilla të rrezikshme. Madje analistët e shtypit ndërkombëtar kanë theksuar dhe rëndësinë e vendeve të vogla për të patur një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e konflikteve të rrezikshme në botë. Si përfundim nga gjithë kryesimi njëvjecar i OSBE-së Shqipëria i mundësoi zotit Rama kryeministër dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, që ta quaj këtë veprimtari si dicka më tepër në CV-në e tij ndërsa Shqipëria nuk mendoj që arriti asgjë”, u shpreh Nesho.

Dështimi me çeljen e negociatave

Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu thotë se refuzimi për të disatën herë nga BE është dështim i qeverisë. Ai shton se problemet e brendshme të unionit janë një tezë e qeverisë për të mbuluar dështimin e saj.

Sipas tij, avancimi i axhendës europiane të Shqipërisë me qeverinë Rama është i pamundur. Kashahu thotë se viti 2020  ishte rasti më i mire, pasi një nga prioritetet ishte zgjerimi i Ballkanin Perëndimor , ndërsa shton se presidenca e radhës, ajo portugese nuk e ka pjesë të axhendës.

Sipas tij ngritja e Gjykatës Kushtetuese nuk jep shumë shpresë për çeljen e negociatave.

“Refuzimi i përsëritur i BE-së ndaj celjes së bisedimeve me Shqipërinë nuk është gjë tjetër vecse përgjigja e BE-së përkundër dështimit të qeverisë për të plotësuar kushtet e vendosura nga BE. Ky dështim i qeverisë është reflektuar në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe vendet anëtare të saj. Ato sot janë në pikën më të ulët.

Asnjë problem i brendshëm i Unionit nuk është reflektuar tek kushtet që BE i ka vënë vënë Shqipërisë. Reforma zgjedhore, dënimi i autorëve të vjedhjes së votave, ligji per mediat dhe liria e shtypit, mos-funksionimi i gjyqësorit dhe plot 11 kushte të tjera nuk kanë të bëjnë me asnjë problem të brendshëm të Unionit. Kjo tezë është prodhuar nga qeveria për të justifikuar dështimin. Janë problemet e brendshme që kjo qeveri i ka shkaktuar Shqipërisë ato që përbëjnë shkakun e refuzimit.

Gjykata Kushtetuese nuk është kushti i vetëm i paplotësuar për organizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Iniciativa e ligjeve anti-shpifje dhe deformimi i reformës zgjedhore nga mazhoranca janë pjesë e kushteve për organizimin e kësaj konference. Hapja e bisedimeve për kapitujt e negocimit do të vijë pas Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, për organizimin e së cilës Shqipërisë do ti duhet edhe plotësimi i 9 kushteve të tjera, përfshirë dhe zbatimin e reformës zgjedhore.

Avancimi i axhendës europiane të Shqipërisë me këtë qeveri duket të jetë i pamundur. Viti 2020 për Shqipërinë ishte rasti më i mirë për të avancuar axhendën e integrimit. Presidenca e BE gjatë këtij viti ndahej midis Kroacisë dhe Gjermanisë. Të dyja presidencat kishin ballkanin perëndimor në priorietet e tyre. Presidenca Portugeze e gjashtë-mujorit të parë të vitit 2021 ka bërë publike prioritetet dhe zgjerimi e ballkani perëndimor nuk janë më një prioritet”, u shpreh Kashahu.

Ndryshimet në qeveri

Viti politik në Shqipë ri u shoqërua me lëvizje në  kabinetin qeveritar. Si fillim dorëheqja e Besa Shahinit, ministres së  Arsimit dhe më  pas Sandër Lleshajt, ministrit të  Brendshëm.

Analisti Arjon Sulo u shpreh se kushdo ministë r që  ka patur autonomi ë shtë  larguar nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit shtoi Sulo kërkon të  jetë  vet edhe kryeministër edhe ministër.

“Të dyja largimet edhe i Besa Shahinit edhe i Sandër Lleshaj, janë përfundim logjik i eksperimenteve jo  politikë  të kryeministrit dhe të kabineteve të tij në këto tetë vite. Por të dy personazhet të cilët kryeministri i mori jo pa qëllim, pa historic karriere në Partinë Socialiste.

Ata kishin gjithsesi një autonomi të ndryshme nga ministrant e tjerë të kabinetit. Kjo ishte një pjesë e shkaqeve që cuan në dorëheqjen e tyre. Pasi e përgjithshmja dhe tipikja e kabineteve të Ramës është se ai është kryeministër dhe ministë r njëkohësisht. Pra në kabinetit Rama kemi të bëjmë me një kryeministër dhe disa zëvendësministra.

Ata që  kanë  patur një  staturë ministri dhe një fare autonomie janë larguar. Por marrë dhëniet e tyre nuk kanë qenë si me ministrat e tjerë. Sandri ka patur një lloj autonomie dhe janë përfundime logjike të eksperimenteve apolitike që ka bërë Rama. Dhe prurjet e reja nuk bëjnë asgjë vecse janë si Blendi Cuci, kthime te njerë zit besnik dhe te një qeveri që nuk ka identitet ministrash”, u shpreh Sulo.

Zgjedhjet në PD

Një  zhvillim me rë ndë si përgjatë  vitit 2020, ishin edhe zgjedhjet në  Partinë  Demokratike. Nënkryetari i kë saj force politike Edmond Spaho tha se mënyra e re e përzgjedhjes së  kandidatëve rriti demokracinë brenda PD-së  dhe solli emra me integritet shtoi ai.

“Metodologjia e re e pë rzgjedhjes së  kandidatë ve rriti demokracinë  brenda PD pasi i kaloi vendimarrjen antarë sisë  në pë rmjet parimit një  anë tar një  votë .

Zbatimi i saj kë të  vit evidentoi kandidatura me integritet në  aspektin politik dhe profesional si dhe ka lë në  hapë sira pë r prurje të  reja nga segmente të  ndryshme të  shoqë risë . Pë rzgjedhja në pë rmjet votë s detyron ata të  cilë t inspirojnë  pë r funksione politike të  mbajnë  marredhë nie të  pë rherë shme dhe efektive me antaresinë  e partisë ”, u shpreh Spaho.

Të fundit