Flash News

E-TJERA

Ngjela: 20% të deputetëve të opozitës dhe 15% të PS s'do t'i marrin mandatet për në Kuvendin e ri

Ngjela: 20% të deputetëve të opozitës dhe 15% të PS

Avokati Spartak Ngjela deklaron se 20% të deputetëve të opozitës të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe 10%-15% të deputetëve të PS-së nuk do të jenë në Kuvendin e ri.

Sipas tij, ata janë nën akuza për korrupsion dhe politika amerikane ka prova për ta. Ngjela shprehet se edhe nëse hyjnë në parlament, do t'i nxjerrë ShBA-ja.

Avokati shton më tej se politika amerikane është angazhuar që të heqë me ligj korrupsionin në Shqipëri dhe sipas tij, ajo drejton Gjykatën dhe Prokurorinë e Posaçme.

"Në parlamentin e ri do të ketë boshllëqe. Të korruptuarit s'do jenë. Ta garantoj unë. Ke pikën 2 të ligjit për dekriminalizimit, po është "non grata" në Amerikë, nuk e lejon të jetë deputet. Këta rrezikojnë të mos venë në parlament, se nuk i lejon ligji. Keta rrezikohen nga dy drejtimi, e para nga "non grata" dhe e dyta nga konfiskimi i pasurive dhe procesi për të deklaruar të ardhurat për pasuritë që kanë. Kjo e dyta i çon në proces penal. Për korrupsionin Uashingtoni thotë kam prova, por në Shqipëri s'ka nevojë se janë pronat. Nuk ve dot prona si kryeministër në perëndim. Në Shqipëri në këto momente ka një forcë maxhore dhe kjo forca maxhore është Uashingtoni. Politika amerikane deklaroi që Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme e drejtojmë ne. ShBA është angazhuar që do ta heqë korrupsionin nga Shqipëria, por me ligj. Nga të dhënat që kam unë rreth 20% të deputetëve të opozitës dhe ndoshta 10% deri në 15% të PS-së nuk do t'i keni në parlament. Janë nën akuzë. Mbajeni mënd nga unë këtë. Edhe nëse do hyjnë do t'i heqin. Janë nën akuzë për pronat. Provat i sjellin ata, ku lenë gjë pa prova ata. Ky gjykon dot politika amerikane dhe FBI-ja pa prova. Ka marrë fund." tha Spartak Ngjela në një intervistë për "Scan".

Të fundit