Flash News

E-TJERA

Ngjela bën parashikimin: Do ketë qeveri teknike, çdo ndodhë me Metën dhe Bashën

Ngjela bën parashikimin: Do ketë qeveri teknike, çdo

Avokati Spartak Ngjela parashikon krijimin e një qeverie teknike, referuar ngjarjeve të fundit politike si shpallja e ish kryeministrit Sali Berisha “non grata”, te nisma për shkarkimin e Metës e deri të zgjedhjet në PD e Kongresi i PS.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Ngjela u shpreh se “Me qeveri teknike. Nëse do të dalin këto që them unë, do fillojnë proceset penale, do të krijohet një qeveri teknike. Kështu ka ndodhur në vendet e tjera të botës, kur jemi në reformë për vendosjen e drejtësisë. Kjo qeveri teknike do të çojë në zgjedhjet e para të lira dhe të pavarura në Shqipëri”.

Më tej, avokati komentoi nismën e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke thënë se sjella e këtij të fundit ishte anti-amerikane.

“Meta është në pozicion anti-amerikan. Anti-amerikanizmi është anti-shqiptarizëm, merr fund. Pse e bëri? Fajësia është qëndrimi psiqik i personit ndaj veprës. për të nxjerrë qëllimin. Unë nuk e di si do të mbrohet në gjykatë Meta, por deri tani del si anti-amerikanizëm. Anti-amerikanizmi i jep energji negative shkeljeve. Deri tani ka imunitet, është me vaksinë, po ta heqin si President, s’ka vaksinë, do vejë te Covid-i”, theksoi avokati.

Duke u ndalur te zhvillimet në PD, Ngjela tha se Basha nuk do të rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, nëse nis procesi penal ndaj Berishës para 13 qershorit.

“Po të fillojë procesi penal juridik deri më 13 qershor kundër Berishës, nuk fiton dot Basha. Që procesi do fillojë, është e sigurt, por nëse ndodh para 13, nuk fiton dot Basha. Kjo e dëmton shumë”, shtoi Ngjela.

 

Të fundit