Flash News

E-TJERA

Ngjela ngre dyshimet: Rama shkoi në Hungari me kërkesë amerikane, ka lidhje me Metën

Ngjela ngre dyshimet: Rama shkoi në Hungari me kërkesë amerikane,

Avokati Spartak Ngjela ka ngritur dyshime mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama nga sot në Hungari.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Rama ka shkuar në Budapest për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me presidentin Ilir Meta, për të cilin në 9 qershor  pritet të votohet në Kuvend shkarkimi i tij.

Sipas Ngjelës, Rama do kërkojë mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta pas shkarkimit.

Postimi:

Rama vizitë urgjente dhe të paparashikuar, në Hungari.

Përse ky ngut për në Budapest?

Ja çështjet që mund të ngrihen brenda saj:

Nikola Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndodhet me azil politik në Hungari, dhe shkoi atje, pasi u dënua për korrupsion nga gjykata e Shkupit;

Meta është mik i Gruevskit; kjo dihet botërisht.

Edhe Meta, presidenti aktual i Shqipërisë, është duke shkuar drejt procesit penal, njëlloj si Gruevski.

Por...

Edhe Gruevski edhe Meta janë antiamerikanë.

Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari?

Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta.

A do të dalë me sukses kërkesa anti-Meta e Ramës në Hungari?

Gjithsesi, tani një gjë është e sigurt: shkarkimi i Metës është çështje ditësh.

Po, misioni i Ramës?

Të shohim... Por, unë jam i bindur se në Budapest ai ka shkuar sipas kërkesës amerikane për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me Metën.

"Kërkesë" kjo, të cilën Rama mund ta servirë me një kërcënim diplomatik të politikës amerikane.

Të shohim...  

Të fundit