Flash News

E-TJERA

Ngrica dhe ftohtë, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Ngrica dhe ftohtë, si do të jetë moti gjatë ditës

Masat ajrore me origjinë nga verilindja e Europës do të diktojnë mot të ftohtë dhe të qëndrueshëm në vendin tonë.

Ngricat do të jenë prezente në zonat lindore. Moti i kthjellët do të dominojë dhe gjatë pjesës së dytë të ditës.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita, duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 13 °C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Të fundit