Flash News

E-TJERA

Ngricat në rrugë, ARRSH: Këto janë akset që kalohen vetëm me zinxhirë

Ngricat në rrugë, ARRSH: Këto janë akset që kalohen

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dale me një njoftim për gjendjen e rrugëve, ndërsa i ftohti dhe ngricat kanë përfshirë vendin.

ARRSH thotë se gjatë natës temperaturat në zonat malore kanë zbritur në -20°C. Gjithashtu bën me dije se në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Sipas ARRSH në të gjitha akset nacionale është hedhur kripë për të evituar ngricat dhe se rrugët janë të kalueshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përsërit apelin që drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Të fundit