Flash News

E-TJERA

Ngricat në rrugë krijojnë trafik të rënduar në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas

Ngricat në rrugë krijojnë trafik të rënduar në

Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po has probleme serioze për shkak të ngricave që kanë formuar shtresa akulli në disa segmente të rrugës.

Trafiku është i rënduar dhe lëvizja e mjeteve zhvillohet shumë ngadalë, veçanërisht në zonat malore dhe në kthesat më të vështira.

Sipas informacioneve nga terreni, automjetet e tonazhit të rëndë po hasin vështirësi të veçanta në kalim, ndërsa rreziku për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme mbetet i lartë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë. Policia Rrugore ndodhet në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’iu ardhur në ndihmë automjeteve të bllokuara.

Të fundit