Flash News

E-TJERA

Ngrihen dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, policia “rrethon” Infektivin

Ngrihen dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, policia

Spitali i burgut ku po merr trajtim mjekësor krimineli Dritan Dajti, është blinduar nga forca të shumta policie, pasi dyshohet se i dënuari për masakrën e Durrësit, ka në plan të arratiset.

 A2CNN shkruan se dy shkresa kanë mbërritur nga Shërbimi Informativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku flitet për një dyshim rreth një plani për arratisjen e Dritan Dajtit. 

Për këtë arsye, në ambientet e spitalit të burgut janë shtuar efektivët e policisë si dhe civilët që ruajnë ambientet e jashtme të tij.

Dritan Dajti u dërgua dy javë më parë në spital pasi dyshohej se ishte infektuar me koronavirus, ndërsa në këto momente po qëndron në spitalin e burgut.

Të fundit