Flash News

E-TJERA

Ngrihet grup i posaçëm për hetimin e vrasjes së Gëzim Sinomatit, sekuestrohen pamjet filmike

Ngrihet grup i posaçëm për hetimin e vrasjes së Gëzim

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për hetimin e vrasjes së Gëzim Sinomatit, 23-vjeçari që u ekzekutua me sniper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.

Mësohet se vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndodhet prej dy ditësh në Vlorë duke ndjekur nga afër hetimet.

Grupi hetimor ka marrë pamjet filmike të zonës dhe po heton itinerarin që mund të kenë ndjekur autorët.

Në dosje janë bashkangjitur edhe ngjarjet e vjetra dhe grupet kriminale, hasmëritë me të cilat mund të lidhet ngjarja, për të hetuar nëse kemi të bëjmë ose jo me hakmarrje mes bandave.

Të fundit