Flash News

E-TJERA

Ngritën “shtëpi bari” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët

Ngritën “shtëpi bari” në Itali, arrestohen 4

Katër shqiptarë arrestohen në Itali pasi policia zbulon një fermë kanabisi të fshehur në një depo të braktisur në zonën e Pavias.

Policia nisi hetimet pasi ndjeu erën e fortë të marijuanës që vinte nga një depo e braktisur pranë pyjeve.

Pas dy javësh vëzhgimi, karabinierët zbuluan një fermë kanabisi, sekuestruan 64 kg marijuanë dhe arrestuan katër shqiptarë.

Dy prej tyre u kapën duke ngarkuar 21 qese me drogë në një furgon. Dy të tjerët u gjetën brenda depozitës, ku policia zbuloi qindra vazo me mbetje bimësh, plehra, llamba dhe pajisje të kultivimit.

 Të katër të arrestuarit janë në burgun e Pavias dhe akuzohen për trafik droge.

Të fundit