E-TJERA

Ngriti ’supet' kur iu deshën pas tërmetit, Policia e Shtetit nxjerr në ankand tre qentë e stërvitur; Sa kushtojnë Lisi, Uga dhe Asta

Ngriti ’supet' kur iu deshën pas tërmetit, Policia e

Policia e Shtetit ka njerrë në ankand për shitje tre qen të të stërvitur.

Njoftimi është bërë i ditur në Fletoren Zyrtare, ku jepen edhe kriteret e këtij procesi, konkretisht për qentë e quajtur Lisi, Uga dhe Asta.

“Çdo person  fizik  apo  juridik,i  interesuar  për blerje, duhet  të  paraqesë  në  vendin,  datën  dhe orën  e  njoftuar  pranë  komisionit  të  ankandit,dokumentacionin si më poshtë:

1. Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.

2. Garancinë bankare apo mandat pagesën në  origjinal,që  vërteton  ngurtësimin  e  20%  të vlerës së fillimit të ankandit, në lek,për llogari të Ministrisë së Financave.

3. Dokument     identifikimi(pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Shënim. Pjesëmarrësit në   ankand,   i   cili tërhiqet  nga  ankandi  pa  dhënë  asnjë  ofertë  për vlerën  e  shpallur  për  shitje,  i  konfiskohet  20%  e garancisë  bankare,  e  ngurtësuar  për  pjesëmarrje në ankand.

Garancia  bankare apo  mandatpagesa  duhet  të bëhet  detyrimisht  brenda  afatit  të  pranimit  të kërkesave  për  pjesëmarrje  në  ankand. 

Garancia bankare apo mandatpagesa mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive të hapura për Ministrinë e Financave pasi të keni tërhequr  pranë  DDPP së  ose  degëve  të  thesarit në rrethe faturën për arkëtim të plotësuar dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit.

Ngriti ’supet' kur iu deshën pas tërmetit, Policia e

Kujtojmë se vendi ynë shfaqi probleme sa i takon kërkimeve me qen të specializuar gjatë periudhës së vështirë që kaloi në 26 nëntor, kur u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nuk patën asnjë qen të specializuar për lokalizmin e personave nën rrënoja, në një kohë kur qentë janë mjeti më i përdorur dhe më efektiv për gjetjen e të humburve nën rrënoja.

Në këto kushte, Shqipëria kërkoi ndihmën e vendeve fqinje, të cilët erdhën bashkë me ekipe të specializuara.

Megjithatë, sipas të dhënave nga Open Date Albania, rezulton se gjatë këtij viti buxheti i shtetit ka harxhuar plot 1.1 dollarë për përgatitjen, trajnimin dhe ushqimin e qenve.

 

  Ngriti ’supet' kur iu deshën pas tërmetit, Policia e

 

Ditari politik

Të fundit