Flash News

E-TJERA

Ngriti flamurin amerikan në Shqipëri më '91, Christopher Hill emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi

Ngriti flamurin amerikan në Shqipëri më '91, Christopher

Diplomati i parë amerikan që erdhi në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, Christopher Hill është emëruar ambasador i SHBA-së në Serbi. Ai do të zëvendësoje Anthony Godfreyn.

Hill ka shërbyer si zëvëndësambasador gjatë kohës, ku në krye të diplomacisë  amerikanë në Shqipëri ishte William Ryerson. Christopher Hill ngriti flamurin e SHBA-së pranë ambasadës amerikane në 1991.

Hill është një emër i njohur dhe për Kosovën, pasi ka qenë i dërguari special i SHBA-së gjatë viteve 1998-1999.

Christopher Hill është një diplomat, i cili më parë ka shërbyer si ambasador amerikan në Irak, Kore, Poloni dhe Maqedoni dhe si ndihmës sekretar shteti për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Ngriti flamurin amerikan në Shqipëri më '91, Christopher

Të fundit