Flash News

E-TJERA

'Ngriti peshë' zemrat e shqiptarëve, 'përjetësohet' në Mitrovicë Rey Manaj

'Ngriti peshë' zemrat e shqiptarëve,

Pas golit vendimtar që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, Rey Manaj është nderuar në Mitrovicë me një grafit në mur.

Artistët lokalë kanë përzgjedhur momentin kur sulmuesi bën simbolin e shqiponjës për të nderuar performancën e tij dhe emocionin që i dhuroi tifozërisë shqiptare.

Grafiti ka shndërruar zonën në një atraksion për banorët dhe tifozët, të cilët ndalen për të bërë foto me portretin e Manajt.

Në ndeshjen e zhvilluar në transfertë, Shqipëria fitoi me rezultatin 0:1, duke shkaktuar humbjen e Serbisë në stadiumin e tyre dhe duke i shkaktuar shqetësime trajnerit Stojkoviç.

Të fundit