Flash News

E-TJERA

Ngritja e bazës amerikane, ish-gjenerali i NATO-s tregon pse u zgjodh Shqipëria

Ngritja e bazës amerikane, ish-gjenerali i NATO-s tregon pse u zgjodh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ngrenë një Komandë të Forcave Speciale në Shqipëri.

Ish-gjenerali i NATO-s, Erhard Bühler, e sheh si një lëvizje që dëshmon rëndësinë strategjike që ka rajoni. Në një intervistë për Deutsche Welle, Buhler tha se ngritja e komandës konsiston në trajnimin e forcave speciale që operojnë në misioni, prapa vijës së armikut.

“Para së gjithash, ka të bëjë me trajnimin e forcave specialë. Sepse forcat speciale varen nga bashkëpunimi shumë i ngushtë shumëkombësh. Kanë nevojë për standarde të njëjta, me të cilat ato trajnohen, ushtrojnë dhe, nëse është e nevojshme, operojnë në misione. Forcat speciale janë njësi elitare që mund të përdoren në komando prapa vijës së armikut, për shembull për zbulim dhe për të luftuar objektivat e armikut me vlerë të lartë, si pozicionet e artilerisë dhe raketave. Gama e detyrave të tyre përfshin edhe shpëtimin e pengjeve dhe evakuimin e njerëzve në rast emergjence dhe arrestimin e kriminelëve të luftës dhe luftën kundër terroristëve”, tha ish-gjenerali.

I pyetur se pse u zgjodh pikërisht Shqipëria, ish-gjenerali shprehet se është një partnere e NATO-s me shumë kapacitete, teksa thekson se edhe nga ana e NATO-s ka një interes për të rritur dhe mbështetur forcat e armatosura shqiptare.

“Prej trembëdhjetë vjetësh, Shqipëria është një partnere e çmuar e NATO-s me shumë kapacitete që mund të sjellë në NATO. Dhe sigurisht që ka një interes për të vazhduar mbështetjen e forcave të armatosura shqiptare dhe trajnimin e aftësive të tyre. Së dyti, është e rëndësishme edhe që të ndihmohet trajnimi i vendeve të tjera të NATO-s në rajon - Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Sllovenia. Kjo gjithashtu sinjalizon se SHBA-të janë të përkushtuara për paqen në Ballkan”, u shpreh ish-gjenerali i NATO-s.

Të fundit