Flash News

E-TJERA

Cilët deputetë votuan kundër dhe kush abstenoi për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Cilët deputetë votuan kundër dhe kush abstenoi për ngritjen

Me 97 vota pro, Kuvendi miratoi sot ngirjten e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pasi mazoranca e akuzon për shkelje të rëndë të Kushtetutës, mbështetje të opozitës dhe se ka shpërndarë mesazhe që nxisin dhunë.

Ndërkohë, që janë mësuar emrat e 6 deputetëve që votuan kundër dhe njërit që abstenoi. Kundra ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit kanë votuar ligjvënësit e opozitës parlamentare: Elda Hoti, Artur Roshi, Lefter Maliqi, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri dhe Adriatik Alimadhi, ndërsa ka abstenuar deputeti Ralf Gjoni

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Kuvendit.

Përbërja e Komisionit:

Kryetar

Alket Hyseni

Nënkryetar

Myslym Murrizi

Sekretar

Klotilda Bushka

Anëtar

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind Çarçani

Zëvëndësues

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

Të fundit