Flash News

E-TJERA

Niko Peleshi infektohet me Covid-19, si është gjendja e tij shëndetësore

Niko Peleshi infektohet me Covid-19, si është gjendja e tij

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të vitur vetë përmes një statusi në rrjetet sociale.

Peleshi shkruan se po kalon simptoma të lehta pasi rezultoi pozitiv dhe aktualisht është karantinuar në banesë nga ku thotë se po ushtron në distancë detyrat e tij si ministër.

“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë këtyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.

Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.

Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak”, shkruan Peleshi.

Të fundit