Flash News

E-TJERA

Niko Peleshi: Kemi 8 vatra zjarri aktive, ku paraqitet situata më kritike. Qytetarët të denoncojnë keqbërësit e qëllimshëm

Niko Peleshi: Kemi 8 vatra zjarri aktive, ku paraqitet situata më kritike.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me vatrat e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi bën me dije se aktualisht janë 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Ai bën me dije se në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit. 

Peleshi ka një apel dhe për qytetarët, ku iu kërkon që të jenë të kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, si dhe kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri.

"Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim.
Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm" - shkruan Peleshi.

Të fundit