Flash News

E-TJERA

Nipi i biznesmenit të vrarë 3 vite më parë, kush është shënjestra e atentatit në Lezhë?

Nipi i biznesmenit të vrarë 3 vite më parë, kush

Atentati i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë dyshohet se kishte si shënjestër një nip nga fisi i Nikulajve, të njohur për sagën e gjakmarrjes me fisin Lekstakaj.

Bëhet fjalë për Merando Nikulajn, i cili është ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e berberhanes që u qëllua me breshëri armësh.

Nipi i Ardian Nikulajt, biznesmeni i vrarë tre vite më parë, nuk është shoqëruar deri tani në polici, por ka dyshime se 21-vjeçari mund të jetë plagosur, pasi teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi.

I plagosur në atentat mbeti Sokol Daci, 30 vjec, pronar i berberhanes. I riu është dërguar në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore.

 

Të fundit