Flash News

E-TJERA

Nipi i vuri zjarrin banesës, ndërron jetë në spital 94-vjeçari nga Kavaja

Nipi i vuri zjarrin banesës, ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme Jashar Tafa, 94-vjeçari që u nxor nga banesa që po digjej në Luz të Vogël të Kavajës dy ditë më parë.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve dhe plagëve të marra kur banesa e tij po shkrumbohej nga flakët.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar nipin e të moshuarit të identifikuar me inicialet Rr.T. Dyshohet se ky i fundit pas një debati me gjyshin e tij i ka vënë zjarrin banesës.

Aktualisht, autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit