Flash News

E-TJERA

“Nipi u gjobit 10 milionë dollarë”, reagon avokati i Alqi Bllakos: Nuk ka lidhje gjaku me Gio Bashën

“Nipi u gjobit 10 milionë dollarë”, reagon avokati i Alqi

Sokol Hazizaj, avokati i ish deputetit socialist, Alqi Bllako ka reaguar pas lajmit në mediat britanike se nipi i Bllakos, Gio Basha, është gjobitur me 10 milionë dollarë, pasi akuzohet për pastrim parash dhe ka qenë i hetuar më parë nfa FBI për pastrim parash.

Në reagimin e tij, Harizaj përgënjeshtron se Basha është nipi i Bllakos dhe se nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person.

Reagimi i Sokol Hazizajt:

Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimin e vërtetësisë së lajmit.

Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe proçedurat e mëtejshme ligjore.

Me respekt,

Sokol Hazizaj

Avokat


 

Të fundit