Flash News

E-TJERA

Nis aksioni për ndërtimet pa leje, konfiskohet pallati 9-katësh në Farkë

Nis aksioni për ndërtimet pa leje, konfiskohet pallati 9-katësh

Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve dhe shtesave pa leje të cilat do të kalojnë në pronësi të shtetit.

Një pallat 9-katësh i ndërtuar pa leje është konfiskuar në Farkë për t’i kaluar shtetit.

"Ndodhemi në Farkë ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë më ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull pse kemi zgjedhur të vijë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtese. simbolikë e shkeljes së ligjit 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa asnjë letër. Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne", tha Balluku.

Vendimi u njoftua dje nga Balluku pas mbledhjes së qeverisë. Ministrja tha se ndërtimet pa leje të konfiskuara do të shkojnë për familjet në nevojë, apo për familje që preken nga projektet e rindërtimit.

Të fundit