Flash News

E-TJERA

Nis bojkoti i seancave pa afat, avokatët e Beratit dalin në protestë

Nis bojkoti i seancave pa afat, avokatët e Beratit dalin në

Sot ka hyrë në fuqi bojkoti pa afat i seancave gjyqësore nga avokatët që kundërshtojnë hartën e re gjyqësore. Dhoma e Avokatisë Berat është ngritur sot në protestë, duke deklaruar se nuk do të heqin dorë nga protestat.

“Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë ka vendosur të bojkotojë pa afat seancat gjyqësore pa afat si edhe ma afat 10 ditor masat e sigurisë. Kjo vjen për shkak të miratimit të hartës gjyqësor nga KLGJ që është çuar për miratim qeverisë. Masat e sigurisë do bojkotohen për një afat 10 ditor. Nuk ka shpërdorim detyre, avokati është me baza private, profesion i lirë”, shprehen ata.

Avokatët kanë paralajmëruar se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre, nëse   Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk tërhiqet. Ata thonë se harta e re gjyqësore që parashikon një Gjykatë Apeli, dy Administrative dhe 13 të Shkallës së Parë, cënon aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe rrit kostot për ta.

Të fundit