Flash News


E-TJERA

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare 'Vasil Shanto'

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5

Ka nisur dorëzimi i kutive të votimit për njësinë administrative nr. 5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, e cila shërben si qendër numërimi për këtë zonë.

Kjo njësi është më e madhja në kryeqytet dhe përfshin gjithsej 96 kuti votimi. Procesi i transportit dhe dorëzimit të kutive po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar, nën vëzhgimin e komisionerëve dhe forcave të rendit.

Numërimi i votave në njësinë nr.5 pritet të nisë menjëherë pas mbërritjes së të gjitha materialeve zgjedhore, me përfshirjen e komisionerëve të të gjitha forcave politike dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Procesi i numërimit në këtë zonë do të jetë vendimtar për balancat zgjedhore në Tiranë, duke marrë parasysh peshën e madhe elektorale që përfaqëson njësia nr.5.

Të fundit