Flash News

E-TJERA

Nis Forumi Strategjik në Slloveni, të pranishëm edhe Rama, Kurti dhe Zaev

Nis Forumi Strategjik në Slloveni, të pranishëm edhe Rama, Kurti

Në Bled të Sllovenisë ka nisur Forumi Strategjik ku marrin pjesë  kryeministra dhe presidentë të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takim merr pjesë edhe kryeministri i vendit Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Pjesë e panelit të diskutimit të Forumit Strategjik janë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, ai i Malit të Zi Zdravko Krivokapiç, i Polonisë Mateusz Moraëiecki, i Bullgarisë Ruman Radev, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Shefik Xhaferoviç, komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i lartë i Bosnje-Hercegovinës Christian Schmidt.

Në fokus të forumit është e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe perspektiva për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor ku pritet të diskutohet në aspektet ekonomike,politike dhe atë të sigurisë.

Të fundit