Flash News

E-TJERA

Nis fushatën nga Berati, Kadilli: Nëse bëhem kryetar i PD, nuk do punoj për t'u bërë kryeministër

Nis fushatën nga Berati, Kadilli: Nëse bëhem kryetar i PD, nuk do

Fatbardh Kadilli e ka nisur turin e tij të takimeve në sajë të fushatës për zgjedhjen e kreut të PD, nga Berati.

Gjatë fjalës së tij me strukturat e PD, Kadilli tha se Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, nëse fiton postin e kreut të PD, ai nuk do të shprehë ambicien për t’u bërë kryeministër, por për të nxjerrë PD fituese.

"Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit . Unë nëse bëhem kryetar i PD nuk do punoj për t'u bere kryeministër, por për të nxjerrë PD fituese. Kam dalë kandidat për të thënë se ne kemi mundësi të ngremë kokën lart.

Në vitin 2015, në zgjedhjet lokale, unë ka drejtuar politikisht të gjithë qarkun e e Beratit dhe në atë projekt ne kemi realizuar numrin më të mirë të votave të PD. Një projekt i mirë që u ndërpre nga Lulzim Basha, por që dua ta nis edhe njëherë po aty, për të treguar që vështirësia më rrit më tepër se çdo mundësi tjetër”, tha Kadilli.

 

 

Të fundit