Flash News

E-TJERA

Nis gjykimi në themel për dosjen “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka nuk paraqitet në seancë

Nis gjykimi në themel për dosjen “Metamorfoza”,

Ka nisur gjykimi në themel për dosjen “Metamorfoza”, ku i përfshirë është edhe sipërmarrësi Pëllumb Gjoka.

Gjykimi nisi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i shpalli të ligjshme për t’u përdorur si prova bisedat në aplikacionin e koduar “Sky ECC”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk ishte i pranishëm në seancë, por kishte dërguar dy avokatët e tij mbrojtës Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Këta të fundit kërkuan shtyrjen e seancës në afatin maksimal me qëllim që të pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e radhës u caktua më datë 21 Janar.

Të fundit