Flash News

E-TJERA

Nis imunizimi i taksistëve, cilën vaksinë do të marrin

Nis imunizimi i taksistëve, cilën vaksinë do të marrin
Foto ilustruese

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i punonjësve të taksive. Procesi po realizohet në mjediset e stadiumit kombëtar “Air Albania". Taksistët do të marrin vaskinën ruse “Sputnik V”.

Vetëm për qarkun Tiranë janë rreth 1,500 taksistë që presin të vaksinohen brenda 48 orësh, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 3 mijë.

Në Shqipëri deri më tani janë vaksinuar 776,461 qytetarë, rreth 287 mijë prej tyre i kanë marrë të dyja dozat. Sot ka nisur edhe lehtësimi i masave, i cili është parashikuar të shtrihet edhe në gjysmën e dytë të muajit e më pas në korrik.

Të fundit