Flash News

E-TJERA

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Të pranishmit në takim, kush është nga opozita

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Të pranishmit në

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga presidenti Bajram Begaj. Në të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrat: Niko Peleshi, Olta Xhacka, Bledi Çuçi, Delina Ibrahimaj.

Gjithashtuështë ftuar edhe ministrja Krifca. Të pranishëm janë edhe kreu i komisionit të sigurisë, Nasip Naço e nënkryetari Ferdinand Xhaferri, si pjesë e opozitës.

Në mbledhje nuk do të mungojnë as shefi i Forcave të Armatosur, Arben Kingji, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si edhe nëndrejtori i SHISH, Oljan Kanushi.

I ftuar është edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Tema e mbledhjes është “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.

 

Të fundit