Flash News

E-TJERA

Nis muaji i vaksinimit të hapur për qytetarët mbi 18-vjeç

Nis muaji i vaksinimit të hapur për qytetarët mbi 18-vjeç

Sot nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Për të marrë vaksinën, qytetarët duhet të paraqiten në qëndrat shëndetësore me kartën e identitetit. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00.

Deri më tani është zhvilluar dy herë java e vaksinimit të hapur, ndërsa tashmë ky proces do të shtrihet përgjatë gjithë muajit gusht.

Me konfirmimin e variantit Delta është vënë re një rritje e lehtë e rasteve me Covid-19 në vendin tonë, ndërsa prej javësh tashmë, nuk ka viktima nga koronavirusi.

Vaksinimi masiv po vijon nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet. Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total rreth 1.2 milionë vaksina anti-Covid. Ndërkohë më shumë se 500 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Të fundit