Flash News

E-TJERA

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Malin e Tomorrit

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Malin e Tomorrit

Pas më shumë se 24 orësh nën flakë, në Malin e Tomorit ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit. Ka filluar hedhja e ujit nga ajri me ndihmën e një helikopteri.

Pasi ka hedhur botin e parë të ujit, helikopteri është nisur për tu furnizuar sërish. Për shkak të sipërfaqes së madhe të vatrës së zjarrit që përhapet me shpejtësi nga temperaturat e larta dhe nga era, helikopterit do i duhen disa botë uji për të neutralizuar flakët.

Deri më tani mësohet se janë shuar tre vatra zjarri, ndërsa disa vatra të tjera po punohet edhe në rrugë tokësore për t’i neutralizuar.

Policia arrestoi sot dy persona dhe procedoi tre të tjerë si shkaktarë të zjarrvënies. Në pranga u vunë  Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, po ndiqen në gjendje të lirë. Personat, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan, kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. 

Si pasojë e zjarritmësohet se është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyll me pisha.

Të fundit