Flash News

E-TJERA

Nis nga puna inceneratori i Fierit, Subashi: Merr fund ndotja mjedisore prej gati 7 dekadash

Nis nga puna inceneratori i Fierit, Subashi: Merr fund ndotja mjedisore prej

Situata me djegien e mbeturinave në qytetin e Fierit është normalizuar. Sot ka nisur transportimi i mbeturinave drejt inceneratorit të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, Subashi shkruan se me nisjen e punës në inceneratorin e ri “i është dhënë fund përvojës së ndotjes mjedisore të hidhur prej gati 7 dekadash në Fier”.

“Sot nisëm një histori të re në lidhje me përpunimin e mbetjeve urbane, duke i dhënë fund përvojës së hidhur të ndotjes mjedisore prej gati 7 dekadash në Fier.

Dua të ndaj me ju lajmin e shumëpritur: atë të nisjes nga puna të inceneratorit të Fierit!”, shkruan Subashi.

 

Të fundit