Flash News

E-TJERA

Covid-19/ Hyn në fuqi ora policore, asnjë lëvizje nga ora 20.00

Covid-19/ Hyn në fuqi ora policore, asnjë lëvizje nga ora 20.00

Hyn në fuqi masa e re e kufizimit të qarkullimit prej orës 20.00.

Një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që ora policore të nisë nga ora 20.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit, në kuadër të masave shtrënguese me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor.

KJo masë parashikon ndalimin e aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve në këtë fashë (me përjashtim të shërbimit delivery). 

Shkak i masave të reja u bë përkeqësimi i situatës së krijuar nga pandemia në vend, e shoqëruar me rritje të viktimave dhe numrit të të infektuarve.

Ditët e fundit numri i të prekurve i ka kaluar një mijë persona, ndërsa mes tyre janë evidentuar tashmë edhe të rinj.

Autoritetet kanë ngritur dyshime të forta se në vendin tonë kanë mbërritur variantet e reja të Covid-19 nga Afrika e Jugut dhe Britania e Madhe.

Të fundit