Flash News

E-TJERA

Nis ora policore, Shqipëria mbyllet nga ora 22.00 deri në 06.00 të mëngjesit

Nis ora policore, Shqipëria mbyllet nga ora 22.00 deri në 06.00

Nis ora policore në mbarë vendin, në sajë të masave të marra nga autoritetet si masë parandaluese për përhapjen e covid-19.

Lëvizja nis të kufizohet, me përjashtim të disa rasteve nga ora 22.00 deri në orën 06.00.

Policia ka njoftuar se do të ushtrojnë kontrolle të rrepta në bare, restorante, lokale nate dhe ambienteve të ndryshme, do të ngrihen pika kontrolli pas kësaj ore në të gjitha akset rrugore, si dhe do të ketë prezencë të shtuar të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kriminale, në të gjithë territorin e vendit.

Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania;

Personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;

Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food-et dhe lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

Përjashtohet nga rregulli shërbimi në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

Policia e Shtetit do të ndëshkojë me masë administrative cilindo që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Të fundit