Flash News

E-TJERA

Nis procesi i vaksinimit në Fier, sot marrin dozën e parë 135 persona

Nis procesi i vaksinimit në Fier, sot marrin dozën e parë 135
Foto ilustruese

Këtë të premte ka nisur fushata e vaksinimit edhe në qytetin e Fierit. Më herët procesi i vaksinimit nisi në Shkodër dhe në Vlorë, ndërsa në Tiranë ka nisur që prej datës 11 janar.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha dhe më pas të moshuarit. Ditën e sotme do të vaksinohen 135 persona, nga të cilët 80 janë personel mjekësor dhe 55 nga shtëpia e të moshuarve.

Ndërkohë siç bëri me dije Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, nesër procesi i vaksinimit do të nisë në Elbasan dhe më pas në Korçë.

Të fundit