Flash News

E-TJERA

Nis procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Nis procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri, sot mblidhet Konferenca

Sot nis zyrtarisht procedura për zgjedhjen e Presidenti të ri. Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot në orën 12:30 për të përcaktuar axhendën për raundet e votimit në Kuvend.

Të pranishëm në konferencë do të jenë përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Mes tyre, është edhe Enkelejd Alibeaj i cili do të përfaqësojë Partinë Demokratike.

Maxhoranca ka ngritur grupin e punës të përbërë nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Socialistët dhanë tre emra për kandidatët postit të Presidentit të dorëzuar në një zarf.

Nëse krerët e grupeve parlamentare nuk arrijnë një konsensus, atëherë maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme Presidentin e ri me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të. PS është shprehur se nuk dëshiron një emër nga radhët e saj, por një President jashtë fushës politike.

Të fundit