Flash News

E-TJERA

Nis protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, Rama tenton ta sfumojë

Nis protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, Rama

Ashtu siç ishte njoftuar, ka nisur prej orës 11.00 protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Qindra janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa ashtu si të shtunën e kaluar mbajnë një banderolë të madhe ku shkruajnë “Boll na vodhët”.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar protestën ‘një turp’ dhe të organizuar nga një ‘pakicë njerëzish’, ka hyrë ‘live’ teksa po zhvillon një takim me fermerët.

Kujtojmë se qytetarët i kanë kërkuar kryeministrit të përmbushë pesë kërkesa ekonomike, ndryshe nuk tërhiqen nga protestat.  

1. Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

2. Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.

3. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.

4. Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.

5. Hetim dhe mbikqyrje e e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve

Të fundit