Flash News

E-TJERA

Nis protesta kombëtare e opozitës, mijëra në shesh kundër 'narko-regjimit'

Nis protesta kombëtare e opozitës, mijëra në shesh

Ka nisur protesta e katërt kombëtare e opozitës për këtë vit, teksa këtë 20 shkurt shënohet 35-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Mijëra qytetarë janë mbledhur para godinës së kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama pas skandaleve të shumta që kanë përfshirë atë. 

Kujtojmë se sot, Policia deklaroi se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit, pasi ka patur shtetas të maskuar dhe kanë hedhur molotovë. 

PD ka deklaruar sakaq, se policia ka qenë e dhunshme me protestuesit dhe ka bërë arrestime të papranueshme.

Për mbarvajtjen e kësaj proteste kanë marrë pjesë rreth 1500 forca policie të cilët janë pozicionuar te Kryeministria, Kuvendi dhe ministria e Brendshme. 

 

Të fundit