Flash News

E-TJERA

Nis protesta në aksin Thumanë-Kashar, banorët bllokojnë qarkullimin

Nis protesta në aksin Thumanë-Kashar, banorët bllokojnë

Banorët e zonës së Krujës, Kurbinit, Thumanës, Fushë Krujës etj. kanë dalë sërish në protestë ku kërkojnë të drejtën e tyre për të pasur hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Protestuesit e izoluar nga rruga kryesore janë të vendosur të mos dorëzohen duke kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese për të pasur akses në akset rrugore kombëtare.

Ata gjithashtu janë shprehur se nuk janë kundër zhvillimit por me rrugën e re ata po bllokohen gjë e cila po sjell falimentimin e 1500 bizneseve. Sipas tyre ata nuk kanë akses në autostradë ndërsa kanë theksuar se kanë protestuar edhe 5 herë të tjera në mënyrë paqësore.

Të fundit